Veriti

1,200 L

Veriti vjen i ribotuar nga shtëpia botuese Living, me nje kapitull të ri: Një thriller i mrekullueshëm nga Colleen Hoover, që ka pasur sukses të jashtëzakonshëm që kur u hodh në qarkullim

15 stok

SKU: 9789928338273 Kategoria , Tag:

Louen Eshli është një shkrimtare e re, e cila përballet me vështirësi financiare. Papritmas, i vjen një ofertë që nuk mund ta refuzojë, sepse do t’i sjellë të ardhura që nuk ka imagjinuar kurrë. Xheremi Kroford, bashkëshorti i shkrimtares së suksesshme Veriti Kroford, e punëson për të përfunduar serinë e librave të së shoqes, e cila ka pësuar një aksident automobilistik me pasoja të rënda shëndetësore.

Loueni mbërrin në shtëpinë e Krofordëve e vendosur për të gjetur ndihmë në shënimet e Veritisë, që të nisë nga puna me librat. Ajo as që e ka idenë se në studion kaotike të shkrimtares së mirënjohur nuk e presin shënimet për librat, por autobiografia e saj, të cilën e kishte shkruar me idenë se nuk do ta lexonte askush. Faqe pas faqeje zbulohen rrëfime drithëruese, përfshirë një përshkrim të detajuar të natës kur jeta e familjes Kroford do të ndryshonte përgjithmonë.

Komente

Nuk ka ende komente