Në 17 maj 2023, nga shtypshkronja e shtëpisë botuese Onufri doli ekzemplari i parë i veprës së plotë të Kadaresë. Në vitet 2007-2009, ”Onufri” e botoi në njëzet vëllime krejt krijimtarinë e deriatëhershme të Kadaresë. Për fatin e mirë të lexuesit, përgatitja e përmmbledhjes u realizua nën kujdesin e vetë autorit. Vetëm një pjesë e papërfillshme, kryesisht shkrime të rinisë së hershme apo krijime që, sipas gjykimit të tij, nuk kishin cilësinë e duuhur artistike, u lanë jashtë kolanës. Ideja për një version të ri prej shtatë vëllimesh të veprës së plotë u diskutua pikërisht me 28 nëntor 2012, kur Kadareja shfletoi për herë ta parë arkivin personal, në apartamentin e tij në Tiranë. Edhe numri shtatë i vëllimeve u zgjodh nga vete autori. Fillimisht u mendua që e gjithë vepra e plotë prej njëzet vëllimesh të përmblidhej në gjashtë volume, ndërsa i shtati të ishte arkivi i pabotuar. Por Kadareja u tregua rreptësisht përzgjedhës me krijimtarinë e pabotuar, sikundër do të shprehej vetë vite me vonë: ”Romanet e mia kishin qënë diçka e gabuar, përderisa kishin lindur jashtë kohës së lejuar për letërsinë”. Kadareja veçoi nga akivi një krijim të cilin e pagëzoi si zanafilla e veprës së tij letrare. Ishte novela ” Në dheun e panjohur”, e cila në faqen e parë mban datën 8 tetor 1953, duke përkuar këtë vit me shtatë dekada krijimtari të autorit. Meqenëse për këtë botim është ndjekur kriteri kronologjik, vëllimi i parë hapet pikërisht me këtë novelë.
Vepra e plotë ”Kadare” në 7 vëllime
49,000 L
Në 17 maj 2023, nga shtypshkronja e shtëpisë botuese Onufri doli ekzemplari i parë i veprës së plotë të Kadaresë.
Përshkrim
Informacion shtesë
| Shtëpia Botuese | Onufri |
|---|---|
| Numri i faqeve | 7 vëllime |
| Autori | Ismail Kadare |
Komente
Nuk ka ende komente