Sofolkliu i përket brezit fatmadh që korri frytet e begatshme të fitores në Salaminë. Madje njoftime të hershme lidhin me marrëdhënie të forta tre tragjikët e mëdhenj, në përleshjen vendimtare të luftërave persiane: Eskili mori pjesë si luftëtar dhe u shqua në mënyrë të veçantë. Djaloshi Sofokli, me bukurinë e vet trupore të gjimnastit, mbajti me sukses të jashtëzakonshëm rolin e Korifeut në korin e fitores që erdhi fill; ndërsa Euripidi u lind po në atë ishull, pikërisht në ditën e luftës detare. Edhe sikur hollësia e fundit të vihet në dyshim, nga hulumtime më të reja, lidhja e tre poetëve me betejën detare të Salaminës (480) fsheh sigurisht një simbolikë, duke theksuar rëndësinë që kishin për tre tragjikët ditët e vështira që kalonte në ato kohë liria e Greqisë: për Eskilin ishte dëshmia e madhe e drejtësisë hyjnore, për Sofokliun edhe një çast i ndritur në jetën e tij të shkëlqyer e të lumtur, kurse te Euripidi kujtimi tronditës i atyre kohëve do të transmetohet nga ata që i përkasin një breznie tjetër, të mëparshme.
Vepra e plotë e Sofokliut
2,000 L
Sofokliu, poeti i dytë i madh i Greqisë së Lashtë, i cili në qendër të veprës së tij vendosi njeriun përballë vetes, me dobësitë dhe forcën e tij (në dallim nga Eskili që u interesua për fatin e fisit), me fatkeqësitë dhe grackat që i thurte jeta; individin përkundër njerëzve të tjerë, me forcën për të përballuar përndjekjen nga fati, frymëzuar nga ideale të mëdha, nga e vërteta dhe drejtësia.
Komente
Nuk ka ende komente