“Vëllezërit Karamazovë”, roman nga F.M.Dostojevski i madh, kryevepra e tij, vjen në dy vëllime, vepra e zgjedhur XI e XII, përkthyer nga origjinali rusisht, prej të mirënjohurit Jorgji Doksani. Te ky libër, me nuanca të theksuara dhe me shprehjen e plotë të njohjes së thellë psikologjike, të analizës së thellë psiko – analitike, zgjohet vërtet një interes i veçantë, i cili po aq është edhe një libër plot kolorit, të papritura që godasin në shenjë e me një subjekt që rrjedh natyrshëm e pa pikë sforcimi. Romani i madh “Vëllezërit Karamazovë” renditet si një kryevepër e veprave dostojevskiane, filozofike dhe me një temporitëm të jashtëzakonshëm. Ai u drejtohet të gjitha moshave, por kryesisht të rinjve, botës së tyre të larmishme, duke arritur të përshkruajë, dashurinë si një temë e madhe dhe e fuqishme, marrëdhëniet midis njerëzve, por nga ana tjetër edhe karaktere të gdhendura bukur, sidomos personazhet kryesore, të cilët veçohen për më tepër se kanë një anë tipike që nuk e kanë kurrë të tjerët. Kjo zgjedhje dhe analizë i nënshtrohet edhe marrëdhënieve që ka shoqëria e asaj kohe, por gjithnjë me një tingëllim të fuqishëm aktual. Themeli i librit është “atëvrasja”, filozofia e gjerë fetare plot kolorit dhe mjeshtëri, botëkuptimi asgjësues i personalitetit të fuqishëm, nga ana tjetër ngrihet “muri” i një morali që depërton thellë në qenien njerëzore, ndonëse vepra nuk është aspak moralizuese. Ky moral, vlerësimi mbi aktet e shëmtuara edhe me pamje kriminale dhe fakti që ndaj tyre duhet të ngrihet e gjithë shoqëria përbën një dukuri të zakonshme në këtë vepër, e cila është shkruar me sinqeritet dhe sigurisht me art të madh, pa anashkaluar edhe bashkëshoqërimin psikanalitik në vepër. Pjesa e parë dhe e dytë e romanit shpalosin familjen neurotike Karamazov me plot plagë, që përbën edhe themelin e romanit, pastaj janë ndërlikimet e shumta të saj, filozofia e gjerë dhe e dykuptimtë e at’Zosimës dhe e të tjerëve, vepra e murgjve rusë që zënë një vend të rëndësishëm në roman, madje kanë të tyrin edhe Alioshën – personazhin kryesor të romanit, subjekti i të cilit ndjek linjën e vet pa u marrë shumë me ndërlikimet e tjera. Në pjesën e tretë dhe të katërt shfaqet Mitja, Dimitri, vëllai i Alioshës, me personalitetin e tij të rrëmbyer që i jep flakë librit, e ndez zjarr situatën, që ndjek temporitmikën më të lart të mundshme, subjekt që sikur të vërsul në një vrap marramendës dhe të tmerrshëm. Mitja tani është në qendër të vëmendjes, Aliosha, Ivani, Smerdiakovi, Grushenjka e dhjetëra të tjerë që bëhen heronj të rrëmbyer dhe shfaqen me profile të gdhendura ashpër dhe me bukuri të rrallë. Kjo anë e veçantë e bën edhe artin të epërm dhe vetë shkrimtarin që të ndihet se nga dora e tij ka dalë një libër krejt i veçantë dhe mbi të gjitha tingëllues nga pikëpamja artistike. Libri të mban në tension deri në faqen e fundit dhe lexuesi mezi pret që ta mbyllë për t’u ndjerë edhe i lehtësuar e ngadhënjyes. Libri “Vëllezërit Karamazov 1,2” i F.M.Dostojevskit është një arritje dhe për botimet shqip. Me këtë vepër përmbushen 12 veprat e zgjedhura të këtij autori të madh. Mjafton të sjellim ndërmend vëllimin e dytë të romanit dhe gjyqin e famshëm të Mitjes dhe do ta kuptojmë se ç’është gjyqi kundër birit, vëllait, njeriut të dashur, një gjyq pa faj dhe i argumentuar si jo më mirë nga akuza, por edhe i mbrojtur tmerrësisht bukur nga avokati i famshëm moskovit. Tharmi krijues është pikërisht këtu, madhështia solemne ngrihet mrekullisht këtu!
V?llez?rit Karamazov? 1
1,800 L
Te ky libër, me nuanca të theksuara dhe me shprehjen e plotë të njohjes së thellë psikologjike, të analizës së thellë psiko – analitike, zgjohet vërtet një interes i veçantë, i cili po aq është edhe një libër plot kolorit, të papritura që godasin në shenjë e me një subjekt që rrjedh natyrshëm e pa pikë sforcimi.
8 stok
Komente
Nuk ka ende komente