V?llai im rend pas dinozaur?ve

1,000 L

Me librin “Vëllai im rend pas dinozaurëve” Xhakomo Maxarioli ka shkruar një roman formimi, në të cilin nuk ka pasur nevojë të shpikë asgjë. Një libër që të habit, të prek, të argëton dhe të bën të reflektosh gjatë.

20 stok

SKU: 9789928338426 Kategoria , Tag:

U deshën dymbëdhjetë vjet që Xhakomoja ta njihte vërtet vëllanë e vogël, të hynte në botën e tij dhe ta linte t’i ndryshonte jetën. Je pesë vjeç, ke dy motra dhe dëshiron shumë një vëlla, për të luajtur lojëra djemsh. Një mbrëmje prindërit të njoftojnë se më në fund do të kesh një vëlla, por ai do të jetë i veçantë. Ti je i mrekulluar; i veçantë, për ty do të thotë “superhero”. I zgjedh edhe emrin: Xhovani. Më pas ai lind dhe pak nga pak kupton se, po, ai është ndryshe nga të tjerët, por nuk ka superfuqi. Mandej zbulon fjalën “daun” dhe entuziazmi yt kthehet në refuzim, në turp. Do të duhet të kalosh adoleshencën për të kuptuar se ideja jote fillestare nuk ishte dhe aq e gabuar, për ta lënë veten të përfshihesh nga gjallëria e Xhovanit, duke menduar se ndoshta ai është vërtet një superhero dhe në çdo rast është miku yt më i mirë.

Shtëpia Botuese

Botimet Living

Numri i faqeve

180

Autori

Giacomo Mazzariol

Komente

Nuk ka ende komente