Një avullore luksoze, Karnaku, lundron nëpër Nil. Në bord, i mbledhur nga fati dhe kureshtja për peizazhin ekzotik të Piramidave në Egjipt, gjendet një grup i larmishëm udhëtarësh. Linetë Rixhuej, personazhi që bie më shumë në sy, vajza më e pasur në Angli, udhëton për muajin e mjaltit me të shoqin, Sajmon Dojlin: Lineta është tërheqëse, e zgjuar dhe e mësuar të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Ajo që nuk e humb kurrë nga sytë, është Zhaklinë dë Belfori, dikur shoqja më e mirë e Linetës dhe ish-e dashura e Sajmonit, me të cilin ajo është ende “shumë e dashuruar”. Lineta e ndjek çiftin e sapomartuar për t’i bërë të vuajnë fajin pikërisht në muajin e tyre të mjaltit. Pasagjerë të tjerë vijnë rrotull kësaj tresheje në “luftë”: një djalosh revolucionar, administratori i pasurive të Linetës, një shkrimtare me të bijën, një kolonel britanik në ndjekje të një spiuni, një arkeolog italian. Secili ka një histori dhe një sekret, të fshehur me kujdes pas një fasade respekti dhe mirëqenieje. Dhe pastaj është ai, princi i detektivëve, i famshmi Herkul Puaro, kësaj here në pushime për qejfin e vet. Por si në raste të tjera, koha e tij e lirë nuk zgjat shumë: në fakt, brenda pak orësh, ndodhin dy krime në bordin e Karnakut dhe lundrimi paqësor kthehet në një gjueti të dëshpëruar ndaj një vrasësi djallëzor e të pakapshëm.
Vdekje n? Nil
1,000 L
Detektivi i adhuruar Herkul Puaro nis një udhëtim nëpër Egjipt, në një nga misteret më të famshme të Agatha Christie.
5 stok
Reviews
There are no reviews yet.