Një mëngjes dimri, pak para se të zbardhte, një avion i marrë peng shpërthen mbi Kanalin e La Manshit. Mes mbetjeve të gjymtyrëve, karrocave të pijeve, kujtimeve, mbulesave dhe maskave të oksigjenit, dy njerëz bien në det: Xhibril Farishta, ylli legjendar i kinematografisë indiane dhe Saladin Çamça, njeriu i një mijë zërave. Mbërthyer pas njëri-tjetrit, duke kënduar këngë të ndryshme, ata bien tatëpjetë dhe ngecin më në fund gjallë mbi rërat e mbuluara me dëborë të një plazhi anglez. Shpëtimi i tyre është një mrekulli e dyshimtë. Xhibrili fiton një aureolë, ndërsa Saladinit, për tmerrin e vet, këmbët i bëhen leshatore dhe i shndërrohen në thundra, ndërsa në tëmtha i shfaqen zgjatime në formë brirësh. Xhibrili dhe Saladini janë zgjedhur (nga kush?) si kundërshtarë në ndeshjen e përjetshme mes së Mirës dhe së Ligës. Po kush është kush? Ndërsa dy burrat gremisen në kohë dhe në hapësirë drejt përballjes së tyre vendimtare, ne bëhemi dëshmitarë të një cikli rrëfenjash dashurie dhe pasioni, tradhtie dhe besimi.
Vargje satanike
1,500 L
Një libër i cili e ka shpallur armik të fondamentalistëve islamikë dhe e ka privuar nga shumë gjëra autorin Salman Ruzhdie. Pse?! Personazhet, Xhibrili dhe Saladini janë zgjedhur (nga kush?) si kundërshtarë në ndeshjen e përjetshme mes së Mirës dhe së Ligës. Po kush është kush? Ndërsa dy burrat gremisen në kohë dhe në hapësirë drejt përballjes së tyre vendimtare, ne bëhemi dëshmitarë të një cikli rrëfenjash dashurie dhe pasioni, tradhtie dhe besimi.
Reviews
There are no reviews yet.