Në një mbrëmje të butë të vitit 1971, pesë gra mblidhen në një dhomë ndenjeje të vogël në rrethinat e Londrës. Të lodhura nga burrat dhe të pakënaqura nga jeta e tyre, ato krijojnë Meduzën, një shtëpi botuese e bazuar mbi parimin e hakmarrjes. Me një humor të mençur dhe ironik, autorja na shoqëron përmes vijimit njëzetvjeçar të jetës së këtyre grave, teksa qëllimet e mira lihen mënjanë, pre e politikës, seksit dhe tradhtive. E gjithë bota i kishte zili. Herë i tallnin, herë i adhuronin, herë nuk i shihnin dot me sy e herë u vinte keq për to, për këto gra të pazakonta, për Lajlën, Stefaninë, Alisën, Nensin me shoqe, për këtë grup grash të pavarura, plot dëshirë për jetë, seks dhe përjetime, të cilat në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit e kthyen botën përmbys, e bënë lëmsh e li. Të pazonja për të ndryshuar veten, iu kthyen shoqërisë dhe vendosën ta ndryshojnë, për mirë a për keq.
Vajzat e rritura nuk qajnë
800 L
Herë i tallnin, herë i adhuronin, herë nuk i shihnin dot me sy e herë u vinte keq për to, për këto gra të pazakonta, për Lajlën, Stefaninë, Alisën, Nensin me shoqe, për këtë grup grash të pavarura, plot dëshirë për jetë, seks dhe përjetime, të cilat në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit e kthyen botën përmbys, e bënë lëmsh e li.
Reviews
There are no reviews yet.