Vajza q? piu h?n?n

1,000 L

E pamundur ta lëshosh nga dora… “Vajza që piu hënën” është aq emocionues dhe i bukur si “Piter Pani” dhe “Magjistari i Ozit”.”The New York Times Book Review

5 stok

SKU: 9789928002723 Kategoria Tag:

Çdo vit, banorët e Protektoratit lënë një foshnjë si kurban për magjistaren që jeton në pyll. Ata shpresojnë se ky kurban do ta zbutë magjistaren që të mos terrorizojë qytetin e tyre. Por, magjistarja e pyllit, Ksani, është e mirë. Ajo banon në një shtëpi me Përbindëshin e Moçalit dhe me Dragoin Modestisht të Vogël. Ksani i shpëton foshnjat dhe ua jep ato familjeve në anën tjetër të pyllit, duke i ushqyer gjatë rrugës me dritë yjesh. Një vit, Ksani e ushqen gabimisht foshnjën me dritë hëne në vend të dritës së yjeve, duke e mbushur atë fëmijë të zakonshëm me magji të jashtëzakonshme. Ksani vendos ta rrisë si fëmijën e saj vajzën, të cilën e quan Luna. Ndërsa Luna i afrohet të trembëdhjetave, magjia e saj fillon të shfaqet me pasoja të rrezikshme. Ndërkohë, një djalë i ri nga Protektorati është i vendosur të çlirojë banorët e qytetit, duke e vrarë magjistaren. Aty pranë mblidhet një tufë e madhe zogjsh vdekjeprurës që nuk kuptohet çfarë qëllimi kanë. Një vullkan, i heshtur për shekuj të tërë, buçet e dridhet nën sipërfaqen e tokës. Dhe gruaja me zemër tigri sillet rrotull…

Komente

Nuk ka ende komente