Martesa mund të jetë edhe vrastare. Një mëngjes të ngrohtë vere në North Karthëxh, Misuri, Niku dhe Emi kishin përvjetorin e pestë të martesës. Ishin bërë gati dhuratat e rezervimet kur gruaja e bukur dhe e zgjuar e Nikut zhduket nga shtëpia e tyre buzë lumit Misisipi.
Bashkëshorti Nik Djun as ia ka idenë për greminën e thepisur ku po rrëshqet falë mendjes së mprehtë të gruas së tij, por vetëm duke lexuar e kuptuar copëza nga ditari i saj, e zbulon rrezikun. Nën trysninë në rritje të policisë dhe mediave – si dhe të prindërve krenarë të Emit – djali i artë kalon nëpër një varg të pafundmë gënjeshtrash, mashtrimesh dhe sjelljesh të pahijshme. Niku duket i pavendosur, i tërhequr dhe i hidhëruarr – po a është vërtet vrasës?
Me të motrën, Margon, që i rri pranë, Niku përsërit që është i pafajshëm. Por puna është, nëse nuk e ka vrarë Niku, ku ka përfunduar gruaja e bukur? Dhe çfarë ka lënë në atë kutinë e fshehur të dhuratës në dollapin e dhomës së gjumit?
Komente mbi librin
“Triller i vërtetë psikologjik. Sensacioni i fundit në fushën e botimeve, “Vajza e zhdukur” nga Gillian Flynn po fluturon nga raftet.”
The Telegraph
“Ky roman do t’i marrë mendjen lexuesit.”
USA Today
“Shkrim i cilësisë së parë, një histori e aftë të të mbajë të lidhur nga faqja e parë deri në të fundit. Një përzierje e përkryer që përkthehet në miliona kopje të shitura.”
The Guardian
Komente
Nuk ka ende komente