Vajza e Tifanis?

1,300 L

Ky libër sjell një tjetër aspekt të luftës së femrës për të arritur ambicjet e saj në jetë. Në një realitet të tillë, në Amerikën e vitit 1893, jeton edhe Flosi Xhejn, e cila bëhet pjesë e “Vajzave të Tifanisë”. Ajo është femra moderne që thyen normat klasike, pasi do të bëjë emër në botën e artit. Lufta për të realizuar vetveten dhe rrahjet e zemrës së saj për fqinjin, përbëjnë boshtin mbi të cilin ndërtohet vepra e Deeanne Gist, e cila ka dalë në qarkullim në SHBA në vitin 2015

10 stok

SKU: 9789928216212 Kategoria , Tag:

Në një kohë kur Amerika zien nga përgatitjet për Panairin Botëror të vitit 1893, i cili organizohet në Çikago, trashëgimtari i perandorisë së bizhuterive, Luis Tifani, përfiton nga rasti për të prezantuar një kishëz me xhama me mozaikë, që bota nuk e ka parë asnjëherë. Kur ëndrra e tij rrezkohet nga greva e xhamapunuesve, vetëm disa muaj para panairit, ai detyrohet të bëjë një zgjedhje të pazakontë: Punëson vajzat e shkollës së vizatimit të aplikuar në Nju Jork. E etur për aventurë, Flosi Xhejn shpërngulet në një bujtinë dhe bëhet pjesë e “vajzave të Tifanisë”. Ajo është një vajzë e re, plot hire, e cila përfaqëson edhe brezin e grave moderne, në një kohë kur shumica e “seksit të dobët” qëndron në shtëpi dhe kujdeset vetëm për burrin dhe fëmijët. Shumë shpejt, Flosi do të mësojë se bota nuk është ende gati t’i mirëpresë gratë e pavarura e, kësisoj, nuk do ta ketë të lehtë të bëjë emër në botën e artit. Përveç sfidave të pafundme, ambiciet e saj do të kërcënohen edhe nga një element tjetër i rrezikshëm: zemra e saj. Kush do të triumfojë: objektivat e saj apo ndjenjat për fqinjin në bujtinë?

Komente

Nuk ka ende komente