Historia e tij dhe vetë personi tij janë kthyer në legjendë. Jarosllav Hashek e krijoi personazhin në vitin 1911. Emrin e mori nga një deputet çek, Shvejku, që ishte bërë i njohur për numrin e pallogaritshëm të gomarllëqeve që nxirrte nga goja, pa e ditur se ç’dërdëlliste. Model qe gjithashtu edhe adjedanti Straslipska, pijanec i njohur në mbarë qytetin, dhe që më pas u desh të lumturohej nga ajo lavdi e dyshimtë, sepse jo kushdo hyn në letërsinë botërore. Ç’e bën kaq komik ushtarin? Ai është “i mirë”, sepse bën gjithmonë atë që i kërkojnë të bëjë dhe se miraton çdo gjë që i thonë.Në marrëdhënie me pushtetin, Shvejku është i përherë i binduri që u del përpara gjërave. Dhe ç’lumë fjalësh për të mos thënë asgjë! Ai nuk i merr seriozisht pyetjet që i bëhen dhe përgjigjet pa dredha, duke thënë pikërisht atë që i vjen në mendje, që në njëfarë mënyre është diçka në shkallën zero të arsyes, por që merr një forcë të madhe në fushën e humorit.
Ushtari i mirë Shvejk, vëllimi 1 – 2
1,500 L
Ky libër mbetet si satira më e bukur antimilitariste në historinë e letërsisë botërore dhe një nga romanet më të veçantë nga letërsia europiane.
Komente
Nuk ka ende komente