Ushtarët Fantazmë është më shumë se një monument, një përkujtimore e denjë si për të burgosurit, ashtu edhe për çlirimtarët.>> -The Seattle Times MË 28 JANAR 1945, 121 ushtarë amerikanë, të përzgjedhur posaçërisht, depërtuan fshehurazi pas vijave të armikut në Filipine. Misioni i tyre ishte të përshkonin rreth tridhjetë milje nëpër një terren të ashpër për të shpëtuar 513 robër lufte që lëngonin në një kamp ferri. Mes tyre ndodheshin edhe të mbijetuarit e fundit të famëkeqit Marshim i Vdekjes së Bataanit. Një masakër e kryer pak kohë më parë nga ushtarët japonezë ndaj të burgosurve në një kamp tjetër në Filipine e kishte bërë rrezikun jashtëzakonisht të madh dhe kishte lënë shumë pak kohë për të planifikuar këtë operacion të ndërlikuar. Në Ushtarët Fantazmë, Hampton Sides e rikrijon me gjallëri këtë aksion të guximshëm, duke ofruar një rrëfim minutë pas minute që ndërthuret me portrete intime të të burgosurve dhe me historitë e jetës së tyre në kamp. Sides tregon se si robërit e luftës u mbështetën te njëri-tjetri për të mbijetuar, duke sfiduar autoritetet japoneze edhe teksa përballeshin me urinë, sëmundjet tropikale dhe torturat. Tronditës, prekës dhe frymëzues, Ushtarët Fantazmë është historia magjepsëse e një misioni të jashtëzakonshëm. Njëherazi, është edhe një dëshmi e fuqisë së shpirtit njerëzor, një rrëfim për guximin e jashtëzakonshëm dhe vetëmohimin përballë kushteve më të rënda. <<Një rrëfim i bukur për heroizmin… Pa dyshim, një klasik i së ardhmes.>>> – Men’s Journal <<<Historia më e madhe e patreguar e Luftës së Dytë Botërore.» – Esquire «I hulumtuar në mënyrë të hollësishme dhe rrëfyer me mjeshtëri… Një histori magjepsëse, e mbushur me personazhe të paharrueshme.>>>> San Francisco Chronicle.
Histori & Politikë
Ushtarët fantazmë
1,800 L
Në stok
Ushtarët Fantazmë është më shumë se një monument, një përkujtimore e denjë si për të burgosurit, ashtu edhe për çlirimtarët.>> – The Seattle Times
- AutoriHampton Sides
- Shtëpia BotueseUegen
- Numri i faqeve377
Përshkrimi
Dërgesa & Pagesa
Dërgesa & Pagesa
- Dorëzim brenda 24/48 orëve.
- Transport kudo në Shqipëri.
- Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
- Pagesë në dorëzim.











