Bazuar në studimet shkencore më të fundit, “Ushqimet që shpëtojnë jetë” ekzaminon në mënyrë të detajuar secilën nga sëmundjet më të përhapura të ditëve të sotme, duke iu kushtuar secilës prej tyre nga një kapitull të plotë, ku shpjegohet si dhe pse, nëse shtojmë konsumimin e disa ushqimeve dhe shmangim disa të tjera, mund të reduktojmë në minimum rrezikun e sëmundjes apo rikthimin e saj.
Duke e vënë theksin në historikun shëndetësor familjar, por pa përjashtuar nevojat individuale, dr. Michael Greger paraqet një regjim praktik që ju ndihmon të merrni vendimet e duhura për të pasur një jetë më të gjatë, por mbi të gjitha, më të shëndetshme.
Komente
Nuk ka ende komente