Nëse e keni përjetuar ndonjëherë dashurinë e vërtetë të jetës suaj, atë dashuri që për një arsye a ndonjë tjetër ka qenë e pamundur të realizohej, do ta kuptoni pse lexuesit e të gjithë botës janë prekur kaq shumë nga ky roman, saqë e shndërruan atë në një dukuri të veçantë botimi dhe në librin më të shitur. “Urat e Medison Kauntit” është historia e Robert Kinkedit, fotografi dhe shpirti i lirë i të cilit kërkonte urat e mbuluara të Medison Kauntit dhe e Franceska Xhonsonit, që pret plotësimin e një dëshire të vajzërisë. Romani u jep jetë dëshirave të madhërishme të një burri dhe të një gruaje gjithkund dhe na tregon se ç’do të thotë të dashurosh e të jesh i dashuruar në një mënyrë aq intensive, sa jeta jote nuk mund të jetë më kurrë ajo e mëparshmja. Komente mbi librin “Waller – i e njeh sekretin e novelave romantike. Ai shkruan ashtu si ndiejnë dhe mendojnë njerëzit, kur dashurohen për herë të parë.” Time “Një vepër arti, ajo përzien shpirtrat dhe prek zemrat. Në qoftë se nuk e keni lexuar ende, blijeni!” USA Today
Urat e Medison Kauntit
600 L
Nëse e keni përjetuar ndonjëherë dashurinë e vërtetë të jetës suaj, atë dashuri që për një arsye a ndonjë tjetër ka qenë e pamundur të realizohej, do ta kuptoni pse lexuesit e të gjithë botës janë prekur kaq shumë nga ky roman, saqë e shndërruan atë në një dukuri të veçantë botimi dhe në librin më të shitur.
Komente
Nuk ka ende komente