Ky libër përmban shembuj të shumtë se si nxënësit mësojnë prej programit: klasa që kanë vendosur të krijojnë grup mbështetës për një nga nxënësit që kishte probleme të sjelljes; nxënësi i klasës së katërt që gjeti një mënyrë për të tejkaluar frikën nga të folurit publik dhe i lë pa fjalë shokët e- klasës kur merr pjesë në një konkurs rrëfimi; ose ajo shtatëvjeçarja që i tha të atit se kishin nevojë të dilnin e të luanin sepse që të dy duhej të mprihnin sharren.’ I përsosur si për individë ashtu edhe për korporata, “Unë Lider” tregon sa e thjeshtë është t’i përdorësh këto aftësi në jetën e përditshme. Është një përgjigje në kohën e duhur për shumë nga sfidat që hasin sot të rinjtë, bizneset, prindërit dhe mësuesit, një libër që përshtatet në mënyrë të përsosur me kërkesat në rritje për një të ardhme të sigurt.
Unë lider
1,200 L
Në botën e sotme jemi të përmbytur nga informacioni që na thotë kush të jemi, çfarë të bëjmë dhe si të jetojmë. Por, po sikur të ketë një mënyrë që na mëson jo thjesht çfarë të mendojmë por edhe si të mendojmë? Nje -program që na mëson si të rendisim përparësitë, si të përqendrohemi te synimet dhe si të ushtrojmë ndikim pozitiv? Ai program është “Unë Lider.” Në këtë bestseller, Stephen R. Covey trajton 7 Zakonet që kanë ndryshuar tashmë jetën e miliona lexuesve dhe tregon se si edhe fëmijët e vegjël mund t’i përdorin ato gjatë rritjes së tyre. Programi jo vetëm që funksionon, por funksionon më mirë nga sa mund të ishte përfytyruar.
Komente
Nuk ka ende komente