Une jam një maçok

1,500 L

Pas Kokoro, vjen një tjeter roman nga mjeshtri i madh i letersise moderne japoneze. Ky është një libër me një stil tërheqës dhe futet deri në qelizën e një shoqërie vanitoze..

SKU: 9789928063120 Kategoria , Tag:

E shkruar nga viti 1905 kryevepra satiro komike e Natsume Sõsekit, “Unë jam një maçok”, është një satire e marrëzisë së shoqërisë japoneze të klasës së mesme të lartë gjatë epokës Meiji. Ai është një maçok me zgjuarsi të rrallë, artikulim dhe aftësi të habitshëm që vijon me aventurat e tij në një botë absurde dhe të lodhshme për kotelet, e zhytur dhe e humbur nga komentet dhe marrëzitë dhe e njerëzve që e rrethojnë. Ngjarjet e romanit janë vendosur në Tokio, para Luftës së Parë Botërore. Personazhi kryesor, maçoku (që në të vërtetë është vetë autori) endet nëpër lagje dhe mbledh biseda e histori të ndryshme. Ai ironizon pronarin e tij, marrëdhënien që ai ka me bashkëshorten, fqinjët apo studentët, duke i përshkruar në situata tepër qesharake dhe alegorike shpesh here ku roman perceptohet si një libër fund e krye i përshkruar nga humori i zi. …dhe nëse nuk jeni të kujdesshëm gjatë leximit, mund ta konstatoni veten si pjesë e subjektit të këtij libri, si një histori e mrekullueshme e satirës shoqërore, vëzhguar nga sytë e mprehtë të një maçoku.

Komente

Nuk ka ende komente