Evelinë Tejlor-Klarku tanimë jeton në azilin “Forest Lons”, në zemër të Anglisë, e rrethuar nga banorë të tjerë me mendje jo aq të mprehtë sa e saja. Kushdo mund ta marrë lehtësisht për një plakushe të roitur, porse buzëkuqi i qëndron përsosmërisht mbi buzë dhe kopsat i ka kopsitur të tëra për bukuri. Evelina është një grua me sekrete dhe, në të vërtetë, kujton gjithçka. Ajo nuk do ta harronte kurrë premtimin që i bëri dashurisë së jetës së saj… Kur mbesa e saj, Pati, hap një kuti të vjetër biskotash dhe gjen brenda saj fotografinë e një vogëlusheje me një top të kuq në dorë, ku lexon “Lizi, 1951”, së bashku me një pasaportë me një emër tjetër, i lindin menjëherë disa pyetje. Kështu, mendja e Evelinës fluturon në Gjermaninë e largët, në një vend të njohur si “fshati i ndaluar”, ku një grua prezantohet me emrin Eva dhe guxon të bëjë atë që pakkush do ta bënte. Ajo shkon mes të burgosurve të torturuar, për të gjetur njeriun që luajti me jetën e bashkëshortit të saj…
Unë jam Eva
1,400 L
Për adhuruesit e librit “Tatuisti i Aushvicit” dhe “Vajzat e humbura të Parisit” vjen tani një histori e paharrueshme nga Lufta e Dytë Botërore. Një rrëfim fenomenal për kurajën, për dashurinë dhe për të gjitha mizoritë që sjell lufta.
14 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Living |
---|---|
Numri i faqeve | 348 |
Autori | Suzanne Goldring |
Komente
Nuk ka ende komente