Ujku i Stepës

1,200 L

Çfarë është Ujku i Stepës i Hermann Hesse-s: një roman, një traktat estetik apo një testament shpirtëror? Zor se mund t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Vetë shkrimtari, i cili e shënjonte këtë vepër si më të dashurën e tij, nyjëton “Ujkun e Stepës” një rrugëtim brenda vetes si dhe një strukturë shpirtërore vetjake. Në këtë kuptim, “Ujku i Stepës” ruan magjinë e letërsisë si roman, mençurinë filozofike si traktat dhe habinë e pikëllimin për fatin njerëzor si testament.

SKU: 9789994333615 Kategoria , Tag:

Një betejë e brendshme mes njeriut dhe ujkut, ku simbolikisht i pari përfaqëson humanen, çdo gjë të bukur në jetën tonë, ndërsa i dyti përfaqëson ftohtësinë, vrazhdësinë, pikëpyetjet mbi ekzistencën dhe alternativën për të hequr dorë mbi atë se çfarë jemi. Pikërisht ky dyzim personaliteti është tema qendrore e romanit “Ujku i Stepës” i nobelistit Hermann Hesse. Është një libër që konsiderohet si një lloj autobiografie e vetë atij sepse e ka shkruar në një moment shumë delikat të jetës, në një gjendje të rënduar psikologjike duke vendosur që këtë ngjarje ta publikojë nëpërmjet dualizmit të personalitetit që përjeton një intelektual i quajtur Heri Haller (ku vihet re se inicialet e Heri Haller janë të njëjtat me të Hermann Hesse) në jetën tonë, ndërsa i dyti përfaqëson ftohtësinë, vrazhdësinë, pikëpyetjet mbi ekzistencën dhe alternativën për të hequr dorë mbi atë se çfarë jemi.

Komente

Nuk ka ende komente