Udhëtim i përkryer

Çmimi origjinal qe: 500 L.Çmimi i tanishëm është: 350 L. Save 150 L (30% Off)

“…të dy më këmbë, të rinj e të bukur, përballë fotografit, me një hije serioziteti solemn (ndoshta shprehje frike nga “makina”), që është e pamundur të ndalet, e cila mbërthen figurën, mbi fytyrat e ruajtura përjetësisht të ngurosura kësisoj, ngaqë parandienin se dita që do të vinte më pas do të ishte pashma-ngshmërisht e ndryshme, një tjetër ditë…

4 stok

SKU: 9992754511 Kategoria Tags: ,

“…të dy më këmbë, të rinj e të bukur, përballë fotografit, me një hije serioziteti solemn (ndoshta shprehje frike nga “makina”), që është e pamundur të ndalet, e cila mbërthen figurën, mbi fytyrat e ruajtura përjetësisht të ngurosura kësisoj, ngaqë parandienin se dita që do të vinte më pas do të ishte pashma-ngshmërisht e ndryshme, një tjetër ditë…

Ime më e ka bërrylin e djathtë të mbështetur mbi një kolonë të lartë, ndërsa në dorën e majtë, të flakur çrregullt përgjatë trupit, mban një lule. Im atë e kalon krahun e djathtë pas shpinës së mamasë e dora e tij me kallo shfaqet mbi shpatullën e saj si të ishte një flatër. Të dy qëndrojnë, të trembur, mbi një tapet me degëzime. Në sfond, pëlhura vë në dukje arkitektura të vagëlluara neoklasike.”

Dhe arrita në përfundimin: “Duhej të vinte patjetër dita kur do t’i rrëfeja këto gjëra. Asnjëra prej tyre nuk ka rëndësi, veçse për mua.

Një gjysh berber nga Afrika e Veriut, një tjetër gjysh bari derrash, një gjyshe mrekullisht e bukur, dy prindër hijerëndë e të sjellshëm, një lule në një portret – cila gjenealogji tjetër mund të më interesojë? Te cili dru më i mirë se ky mund të mbështetem?”

[Nga fjala e mbajtur në ceremoninë e laureimit me çmimin Nobel.]

Shtëpia Botuese

Dritan

Numri i faqeve

178

Autori

Jose Saramago

Komente

Nuk ka ende komente