Tundimi i fundit

1,200 L

Romani “Tundimi i fundit”, i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. I botuar për herë të parë në vitit 1955, në të rrëfehet …

SKU: 9789928200433 Kategoria

Romani “Tundimi i fundit”, i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. Me një gjuhë të zgjedhur e gurgulluese, Kazanxaqis përshkruan një Jezu shumë njerëzor, të tunduar, të kapluar nga frika, dyshimi dhe dhimbja, duke nxitur kështu debate, kundërshtime dhe akuza për blasfemi.

Ky gjigant i letërsisë moderne rrëfen dashurinë dhe pasionin e një njeriu çfarëdo: Jezuit të Nazaretit. I biri i një zdrukthëtari, njeriu Jezu dëshiron të dashurohet me një grua, të krijojë familje, të jetojë si gjithë të tjerët. Në të njëjtën kohë, brenda tij kumbon i papërballueshëm zëri i Zotit, i cili e thërret drejt një jete plot sakrifica dhe një vdekjeje plot vuajtje.

Konflikti i brendshëm i njeriut, beteja midis mishit dhe shpirtit, instinkti i rebelimit dhe dëshira për t’u puqur me Zotin, shpërfaqen në një afresk rrëfyes që lartëson sakrificën e madhe të Krishtit. Në kryq, tashmë buzë vdekjes, Jezui përfytyron jetën e tij po të mos kishte ndjekur thirrjen e Zotit; ky është dhe tundimi i tij i fundit.

Fragment nga libri
Jam gënjeshtar, shtinjak, frikacak; kurrë nuk them të vërtetën, nuk ma mban; shoh një grua të kalojë dhe bëhem flakë i kuq, ul kokën, por sytë më mbushen me epsh. Nuk ngre dorë për të vjedhur, për të rrahur, për të vrarë; jo, se nuk dua, por ngaqë kam frikë; dua të ngre krye kundër sime mëje, kundër centurionit, kundër Perëndisë, por kam frikë.

Kam frikë, kam frikë; po të më hapësh barkun, do gjesh brenda Frikën, si një lepur që dridhet. Frikën, asgjë tjetër; ajo është për mua mëmë, babë dhe Perëndi. Dhe, me të thënë këto fjalë, mendja iu ndriçua; vërtet, çdo gjë në këtë botë varet nga koha; koha pjek gjithçka; po të kesh kohën e duhur, arrin të përpunosh baltën që ke në vetvete dhe ta bësh frymë; dhe, atëherë, nuk të tremb më vdekja…

Komente mbi librin
“Dinamit shpirtëror.”

San Francisco Chronicle

“Një roman që provokon, trondit dhe lartëson njëkohësisht.”

Shtëpia Botuese

Pegi

Numri i faqeve

508

Autori

Nikos Kazanzaqis

Komente

Nuk ka ende komente