“Përse i humbisni argumentet karshi njerëzve që dinë SHUMË MË PAK SESA JU?” “Përse e njihni atë grua disi… por s’ju kujtohet dot emri i saj?”
“Dhe përse, pas ndarjes suaj të fundit, e gjeni veten të kruspullosur në divan për ditë të tëra, dhe lëvizni veç për t’i fshirë hundët e lotët që vërshimthi ju shkojnë fytyrës?”
“Qe pse: truri idiot. Edhe pse supozohet të jetë kaq brilant dhe i përparuar, truri i njeriut është goxha i çrregullt, i pasaktë dhe i çorganizuar. Për shembull, kujtesa juaj është egoiste. Vërtet. Teoritë konspirative dhe besëtytnitë janë efektet e pashmangshme të një truri të shëndetshëm. Dhe, në fakt, alkooli mund ta përmirësojë kujtesën tuaj.”
Komente
Nuk ka ende komente