Truri i lumtur

1,400 L

A dëshiron të jesh i/e lumtur?Nëse po, vazhdo së lexuari këtë libër.I ka të gjitha përgjigjet.Në librin Truri i lumtur, neuroshkencëtari Dean Burnett futet thellë në funksionimin e …

10 stok

SKU: 9789951986786 Kategoria Tag:

A dëshiron të jesh i/e lumtur?

Nëse po, vazhdo së lexuari këtë libër.

I ka të gjitha përgjigjet.

Në librin Truri i lumtur, neuroshkencëtari Dean Burnett futet thellë në funksionimin e brendshëm të mendjes sonë për të zbuluar disa përgjigje themelore rreth lumturisë. Çfarë do të thotë të jesh vërtet i lumtur? Nga vjen lumturia? Dhe, në fund të fundit, cili është qëllimi i saj? Harro kërkimin e sekretit të lumturisë nëpër shprehi jetese apo filozofi sipërfaqësore.

Burnett zbulon të vërtetat që shpeshherë ngjajnë befasuese, të cilat qëndrojnë pas asaj që na bën të ndjejmë. Nga pyetja nëse lumturia vërtet fillon në shtëpi (e zbuluam: vjen në njëfarë mënyre) deri te ajo se çfarë ndikimi kanë dashuria, seksi, miqësia, pasuria, e qeshura dhe suksesi në trurin tonë, ky libër ofron një vështrim unik dhe argëtues mbi kuptimin e të qenit njeri.

*Në të vërtetë, jo. Na vjen keq. Por ka disa pyetje shumë interesante dhe të paktën ndonjëherë, edhe disa përgjigje.

Shtëpia Botuese

Pema

Numri i faqeve

377

Autori

Dean Burnett

Komente

Nuk ka ende komente