Megi, një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare, nxënëse e shkollës së mesme në Dakotën e Veriut, gjoja ngatërrohet në një marrëdhënie dashurie me mësuesin e saj të anglishtes, i cili është i martuar; gjyqi penal që pasoi, e kthen përmbys komunitetin e tyre të qetë.
Sloana, një pronare e suksesshme restoranti në një zonë të veçantë të verilindjes së qytetit, i gëzohet martesës së lumtur me bashkëshortin e saj, të cilit i pëlqen ta shohë të shoqen duke bërë seks me burra dhe gra të tjera.
Përshëndetur si “një arritje mahnitëse” (Los Angeles Times) dhe “një libër tërheqës që eksploron dëshirën, zemërthyerjen dhe pasionet me të gjitha nuancat e tyre të pista dhe të ndërlikuara (Washington Post), Tri Gra e Lisa Taddeo-s ka magjepsur lexuesit, librashitësit e kritikët – si dhe kryeson listën e bestsellerëve në mbarë botën. Mbështetur në tetë vjet kërkime të gjithanshme, kjo “vepër magjepsëse e reportazhit letrar” (Atlantic) na njeh me tri gra të paharrueshme -dhe një shkrimtare të shquar – përvojat e të cilave na kujtojnë se nuk jemi vetëm.
REVIEWS
“Jashtëzakonisht intim… Lisa Taddeo kaloi tetë vjet duke hulumtuar dhe shkruar këtë libër novator… Ajo hedh dritë mbi një mister themelor, duke na treguar me fakte jetësore se ç’do të thotë të jesh grua në këtë botë”.
Entertainment Weekly
“Befasuese… një kryevepër letrare mbështetur në ngjarje të vërteta… Nuk më kujtohet hera e fundit, kur një libër më ka prekur kaq thellë sa Tri Gra”.
Elizabeth Gilbert, autore e City of Girls
Komente
Nuk ka ende komente