Trendafili i mesnates

1,400 L

Trëndafili i mesnatës është një roman magjepsës, mbushur me personazhe të paharrueshme në momente kyç të historisë…

Në harkun e katër brezave, Trëndafili i mesnatës kalon nga pallatet vezulluese të maharaxhave të mëdhenj të Indisë në kështjellat madhështore të Anglisë, duke ndjekur jetën e jashtëzakonshme të një vajze të jashtëzakonshme, Anahita Çavanit, nga viti 1911 deri në ditët e sotme.

INDI, Darjeeling. Anahita Çavani mbush njëqind vjeçe dhe, megjithëse familja po mblidhet për të festuar, ajo është kredhur në një re trishtimi. S’ka ditë që të mos mendojë për të birin, që të gjithë e pandehin të vdekur qysh fëmijë. Vetëm se instinkti i saj i hollë i thotë të kundërtën. Ndaj dhe i dorëzon Arit, stërnipit, një dorëshkrim, ku ka rrëfyer historinë e jetës, me shpresën se djaloshi do të zbulojë atë që ka ndodhur në të vërtetë.

ANGLI, Dartmoor. Aktorja e famshme bukuroshe amerikane Rebeka Bredli gjendet në Astbury Hall, një kështjellë e lashtë, e zgjedhur si shesh xhirimi për filmin e saj të ri. Lordi Estbëri, pronari i kështjellës dhe i pronës përreth, tip i mbyllur dhe i tërhequr, shfaq një mirësjellje të tepruar ndaj aktores dhe këmbëngul se ajo ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me gjyshen e tij Violetë…

Do të jenë udhëtimi i Arit drejt Anglisë dhe takimi me Rebekën, që do të hedhin një dritë të re rreth periudhës angleze të Anahitës gjatë Luftës së Parë Botërore dhe një dashurie të trazuar të përjetuar pikërisht në Astbury Hall.

Komente

Nuk ka ende komente