Bota ka qenë kaq shpesh në zgrip të luftës, saqë shumë njujorkezë flasin për të si diçka të parëndësishme. Eliza Feridej është e lumtur që do të udhëtojë për në Shën Petërburg me shoqen e ngushtë, Sofia Streshnajvën, kushërirë e Romanovëve, por kur Austria i shpall luftë Serbisë dhe dinastia perandorake ruse nis të bjerë, Eliza kthehet menjëherë në Amerikë, ndërsa Sofia dhe familja e saj strehohen në pronën e tyre në fshat. Në anën tjetër të Atlantikut, Eliza bën çmos për të ndihmuar familjet ruse të arratisura nga revolucioni. Kur nuk merr më letra nga Sofia, ajo i trembet më së keqes për shoqen e saj. Nga rrugët e trazuara të Shën Petërburgut dhe pronat aristokrate, në sheshet e Parisit, ku jetojnë emigrantët rusë, dhe deri në vilat e Long Ajlëndit, jetët e Elizës, Sofisë dhe Varinkës do të ndërthuren në një kohë të errët historike. “Jo vetëm një roman historik, por një këngë dashurie për të gjitha rrugët e miqësisë së vërtetë”. Lisa Wingate, autore bestseller e “Para se të ishim tuajt”
Trëndafila të humbur
1,400 L
Shkrimtarja e miliona kopjeve të shitura me librin “Vajza pa emër” sjell për lexuesit romanin e ri, “Trëndafila të humbur”, në qendër të të cilit janë tri gra të guximshme gjatë Luftës së Parë Botërore.
5 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Botimet Living |
---|---|
Numri i faqeve | 518 |
Autori | Martha Hall Kelly |
Komente
Nuk ka ende komente