Tregimet

Çmimi origjinal qe: 1,500 L.Çmimi i tanishëm është: 1,050 L. Save 450 L (30% Off)

Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.

4 stok

SKU: 9789928185877 Kategoria Tags: ,

Jorge Luis Borges (1899-1986) ishte poet, shkrimtar, eseist, përkthyes nga Argjentina. Ai lindi në Buenos Aires, në një familje të shtresës së mesme dhe një pjesë të rëndësishme të rinisë e kaloi në Europë. Kjo ishte hapësira dhe mjedisi kulturor që përcaktoi jetën dhe krijimtarinë e tij. Që herët, interesat e tij kulturore qenë ndër më të gjerat. Në vitet 1920 debutoi me poezi, më pas me prozë. Me kthimin në vendlindje, themeloi dhe kontribuoi në një sërë periodikësh, duke gjallëruar jetën letrare hispano-amerikane, në të cilën do të luante më pas një rol qendror. Botimi i parë me tregime (“Kopshti me shtigje që bigëzohen”) i takon vitit 1941. Që nga ky çast, Borges-i u kthye në një autor klasik të letërsisë botërore. Më 1955 u emërua drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Argjentinës, periudhë që do të përkojë edhe me rënien e shikimit të tij, deri në verbëri të plotë. Në të njëjtën periudhë dha mësim në Universitetin e Buenos Airesit dhe gjetkë nëpër botë. Shkroi në të gjitha zhanret deri në fund të jetës. Vdiq në Gjenevë në moshën 86-vjeçare.

Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX. “Libri i librave” ishte një temë e preferuar dhe e ripërsëritur e Borges-it përgjatë të gjithë jetës dhe krijimtarisë së tij. Ky është libri i librave të tij.

Shtëpia Botuese

Pika pa sipërfaqe

Numri i faqeve

555

Autori

Jorge Luis Borges

Komente

Nuk ka ende komente