Tregime për djem që guxojnë të jenë ndryshe

1,500 L

Ky libër rrëfen historitë e 100 burrave të mrekullueshëm që realizuan arritje të mahnitshme pa nevojën e dhunës, ose ndjenjave shtypëse ashtu si mësohen djemtë që të bëjnë stereotipikisht. Një mësim shumë i mirë mbi burrërinë, dhe se si ju mund të jeni një djalosh po aq i vlefshëm edhe nëse vendosni të mos i ndiqni qorrazi stereotipat gjinore të shoqërisë tuaj.

SKU: 9789928286956 Kategoria

Ekziston një krizë e vazhdueshme identitare midis djalit që duhet të jemi dhe atij që duam të jemi, pasojë kjo e stereotipave jo të dobishme gjinore që kontribuojnë në këtë gjendje dyzimi. Ky libër është një rrëfim ngjarjesh të pazakonta, një përmbledhje e 100 historive të jashtëzakonshme jetësore të burrave të famshëm dhe më pak të famshëm. Një udhëtim në kohë për të kuptuar tërthorazi se si dhe sa shpejt emancipohen shoqëritë. Secili prej tyre është një revolucionar dhe inovator në mënyrën e tij, dhe të gjithë nuk rreshtin për të arritur synimet e tyre edhe pse shpesh kundër rrymës.

Historitë përfshijnë emra si SALVADOR DALÍ, BETHOVEN, BARAK OBAMA, LIONEL MESI…

Një konglomerat heronjsh nga të gjitha sferat e jetës dhe nga e gjithë bota.

Ky libër rrëfen historitë e 100 burrave të mrekullueshëm që realizuan arritje të mahnitshme pa nevojën e dhunës, ose ndjenjave shtypëse ashtu si mësohen djemtë që të bëjnë stereotipikisht. Një mësim shumë i mirë mbi burrërinë, dhe se si ju mund të jeni një djalosh po aq i vlefshëm edhe nëse vendosni të mos i ndiqni qorrazi stereotipat gjinore të shoqërisë tuaj.

Shtëpia Botuese

Botart

Numri i faqeve

208

Autori

Ben Brooks

Komente

Nuk ka ende komente