Tre shokët dhe unë

Çmimi origjinal qe: 1,000 L.Çmimi i tanishëm është: 700 L. Save 300 L (30% Off)

Këto pesë vitet e fundit, krahasuar me çdo periudhë të jetës, kam shkruar shumë, shumë. Thuajse çdo ditë shkarravis e shkarravis. Pa u lodhur hiç. Kujtime, etyde, ese, humor, tregime …

9 stok

SKU: 9789928837318 Kategoria Tags: ,

Këto pesë vitet e fundit, krahasuar me çdo periudhë të jetës, kam shkruar shumë, shumë. Thuajse çdo ditë shkarravis e shkarravis. Pa u lodhur hiç. Kujtime, etyde, ese, humor, tregime… Guxova dhe me një novelë. Botova disa libra e ngutem të botoj të tjerë. Jo vetëm ngaqë janë pritur mirë, thuajse janë shitur sa hap e mbyll sytë, por edhe se ndiej kënaqësi, emocione, lumturi, ngazëllim, mallëngjim e plot shijime që nuk mund t’i shpreh dot. Se nuk i specifikoj qartë, ngaqë ngatërrohen kufijtë e perceptimit. As vetë nuk e di pse shkruaj kaq dendur. Po di që do të shkruaj e do të shkruaj. Një pyetje të tillë ma bëri edhe vajza ime.

– Nuk u lodhe, o ba me tha. Bëj ca pushim. Pse me kaq ngut?

Pa u menduar, po i përgjigjem me një strofë të Agollit. Bije. shkruaj me ngut që të jem përherë me ty. Që:

Po kur të jesh mërzitur shumë.

Në raft të librave kërkomë, Atje do të jem i fshehur unë, Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë.

Mjafton që librin pak ta heqësh Dhe unë do zbres, do vij pas teje: Ti si dikur me mall do qeshësh, Si një blerim pas një rrekeje….

Shtëpia Botuese

Living

Numri i faqeve

56

Autori

Agim Xhafka

Komente

Nuk ka ende komente