Topi me dhjamë u shkrua në fund të vitit 1879 dhe ishte pjesa e një koleksioni me novela të gjashtë shkrimtarëve francez. I titulluar Les soirees De Medan de I ideuar nga Emil Zola, në të u përfshinë krijimi në kujtim të luftës Franko-Prusiane. Nga të gjashta novelat, Topi me dhjamë ishte befasia më e madhe sa për përcjelljen e tablosë reale të ngjarjeve të luftës, të njerëzve që moren pjesë në të nga të dy anët, të ndjenjave, mendimeve, aq edhe për veprimet e tyre me mjeshtëri të paimitueshme. Historia është e thjeshtë: lëvizja e një grupi njerëzish me karrocë nga Rueni i pushtuar nga prusianët për në Havrën e karrocës. Dhjetë persona detyrohen të bashkëjetojnë gjatë gjithë këtij udhëtimi. Grupit të vogël heterogjen, i përbërë nga një tregtar vere, një tregtar pambuku, një kont dhe tre gratë e tyre, si dhe dy murgeha dhe një demokrat, u është bashkuar dhe një prositutë. Protagonistja dallohet nga personazhet e klasave shoqërore më ”të respektuara” për bujarinë dhe sakrificen e saj. Topi me dhjamë rezulton ”leter lakmues”, me ndihmën e së cilës zbulohet natyra e vërtetë e të gjithë heronjve të tregimit. Ndërsa ajo kujdeset për të tjerët, ata e përçmojnë. Topi me Dhjamë është një nga novelat më të famshme të Mopasanit.
Topi me dhjamë
Çmimi origjinal qe: 400 L.320 LÇmimi i tanishëm është: 320 L. Save 80 L (20% Off)
Topi me dhjamë u shkrua në fund të vitit 1879 dhe ishte pjesa e një koleksioni me novela të gjashtë shkrimtarëve francez. I titulluar Les soirees De Medan de I ideuar nga Emil Zola, në të u përfshinë krijimi në kujtim të luftës Franko-Prusiane
10 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Neraida |
---|---|
Numri i faqeve | 78 |
Autori | Guy De Maupassant |
Komente
Nuk ka ende komente