Tokë e thyer

1,200 L

A mund të harrohet dashuria e parë, kur zemra nuk ka reshtur kurrë së kujtuari? Një verë. Një dashuri e ndaluar. Një e fshehtë që ndryshoi gjithçka.Beti dhe burri i saj i dashur dhe …

SKU: 9789928838223 Kategoria

A mund të harrohet dashuria e parë, kur zemra nuk ka reshtur kurrë së kujtuari?

Një verë. Një dashuri e ndaluar. Një e fshehtë që ndryshoi gjithçka.

Beti dhe burri i saj i dashur dhe shpirtmirë, Frenku, janë një çift i lumtur. Por lidhja e tyre bazohet në harrimin e së shkuarës, e cila do të ringjallet në trajtën e Gabriel Ulfit, dashurisë së parë dhe fatkeqe të Betit. Kujtime të paharrueshme, sekrete të rrezikshme, humbje të pazëvendësueshme, brerje ndërgjegjeje të mëdha do të pasojnë njëra-tjetrën në një trekëndësh dashurie, që do të përfshijë vrulltas jo vetëm ata, por edhe të gjithë njerëzit rreth tyre.

Teksa Beti bëhet përsëri pjesë e jetës së Gabrielit, tensionet në qytezë rriten dhe sekrete e xhelozi të rënda nga e kaluara dalin në sipërfaqe, këtë herë me pasoja fatale. Beti është e detyruar të bëjë një zgjedhje midis gruas që ka qenë dikur dhe gruas që është tani.

Një histori dashurie epike me ritëm dhe të papritura si një thriller, “Tokë e thyer” tregon për dashurinë e parë, gabimet që na plazmojnë dhe fuqinë për të nisur nga e para.

Çudi se si i tregojmë një njeriu të saponjohur pjesëza të ndryshme të jetës sonë, kur duam që ai të krijojë sa më shpejt një ide të qartë për ne, një rrugë e shkurtër për të na njohur, a thua se një gjë e tillë është e mundur.

“Tokë e thyer” nga Clare Leslie Hall është një histori e paharrueshme për dashurinë, humbjen dhe zgjedhjet që i japin formë jetës sonë… nga ana tjetër, është një mister i realizuar mjeshtërisht, që do t’ju mbajë me frymën pezull deri në faqen e fundit. Një fund krejt i papritur!

Reese Witherspoon

Në thelb, “Tokë e thyer” është një roman për dashurinë dhe humbjen, për egoizmin dhe altruizmin, si dhe për pasojat e vendimeve të marra për këto arsye. Çdo vendim udhëhiqet nga një tjetër që është marrë më parë dhe jeta e Betit, veçanërisht, do të shkojë deri në kufijtë e skajshëm të durimit. Ndonëse i dhimbshëm dhe emocionues, “Tokë e thyer” është një roman i mrekullueshëm nga një autore e shkëlqyer.

Shtëpia Botuese

Pegi

Numri i faqeve

379

Komente

Nuk ka ende komente