Përmes tij do të identifikosh dhe ndryshosh besimet dhe sjelljet sabotuese që nuk të lejojnë të arrish atë që dëshiron, do të kapërcesh frikërat, me qëllim përballjen me rreziqe të mëdha emocionuese, do të gjesh si të fitosh më shumë pará, do të mësosh si të duash veten dhe të tjerët, do të përcaktosh objektiva dhe do t’i arrish ato. Në thelb, ky libër të tregon si të krijosh jetën që e ke dashur gjithmonë me të vërtetë dhe si ta krijosh duke nisur nga tani.Kur ta kesh përfunduar së lexuari librin “Ti je vërtet i fortë”, do të kuptosh pse je ai që je, si ta duash atë që nuk e ndryshon dot, si ta ndryshosh atë që nuk e do dhe si ta përdorësh forcën për të mposhtur pengesat e brendshme e të jashtme.
Ti je vërtetë i fortë
1,000 L
Në këtë udhërrëfyes motivues e tepër zbavitës, autorja bestseller # 1 sipas gazetës New York Times dhe trajnerja e suksesshme që udhëton nëpër gjithë botën, Jen Sincero, na ofron 27 kapituj plot me histori frymëzuese dhe të hareshme, këshilla të urta, ushtrime të thjeshta dhe, aty-këtu, ndonjë sharje. Nëse je gati të bësh disa ndryshime serioze me jetën tënde, libri “Ti je vërtet i fortë” do të të vijë në ndihmë.
5 stok
Komente
Nuk ka ende komente