Nuk ka burrë në botë që të zbutë Aleksandra Rubilovën. Mos-pranimi i palëkundur për t’u martuar i Aleksës, rebeles së papërmbajtur dhe të bukur, e ka mërzitur babain e saj të pafuqishëm. Prandaj, ai sajon një kontratë “të harruar prej kohësh” dhe ia dërgon atë vajzës së tij rebele, kontratë që thotë se Aleksandra është fejuar që në djep me libertinin e hijshëm e të padurueshëm me të cilin ajo duhet të shkojë për t’u martuar në atdheun e tij. I tronditur që e gjen papritur veten të fejuar, konti Vasili Petrov planifikon ta refuzojë të fejuarën e padëshiruar duke u sjellë si horr, pa ditur që edhe Aleksandra finoke planifikon të njëjtën gjë. Por rruga e mashtrimit nuk është e lehtë dhe kthesat e shumta e të papritura të saj mund t’i çojnë dy bashkudhëtarët mosdashës në një pikëmbërritje krejt të paparashikuar: tek ajo pikë që quhet dashuri e zjarrtë.
Ti je e imja
1,400 L
Vjen me ne fund romani “Ti je e imja” i Johanne Lindsey, nje romance historike e cila do t’iu mbaje te fiksuar deri ne faqen e fundit te saj
Komente
Nuk ka ende komente