Të vrasësh zogun përqeshës

1,000 L

Romani më i vlerësuar i shekullit të XX. Këtë shije kanë përzgjedhur lexuesit e bibliotekave amerikane. Fituesi i çmimit Pulitzer, vjen me sukses edhe për lexuesin shqiptar.

SKU: 9789994341481 Kategoria

“Të vrasësh zogun përqeshës”, është i shkruar nga autorja amerikane, Harper Lee, e cila ka përdorur një art vizual dhe me qartësime kinematografike, ku shkrihet një skenë me tjetrën pa nevojën e përkthimit. Romani përshkohet nga ngrohtësia dhe humori, pavarësisht se trajton çështje shumë serioze si dhuna dhe pabarazia racore, ndaj nëse ende nuk e keni lexuar, Portalb u sugjeron që sa më shpejtë ta keni në duart tuaja. Vepra është bazuar gjerësisht në kujtimet e autores për familjen e vet dhe për fqinjët, më saktë në ngjarjet që kanë ndodhur afër vendlindjes së saj, kur ajo ishte 10 vjeç. Historia e librit tregohet nga Skot, vajza 6 vjeçare e një juristi të bardhë, Atikus Finç, i cili mbron një burrë zezak, të akuzuar pa qenë fajtor, për një përdhunim. Kjo ka bërë që, babai i Skotit, personazhit që rrëfen, të jetë si një hero moral për shumë lexues dhe si një model integrimi për avokatët.

Komente

Nuk ka ende komente