Ky libër rrëfen historinë frymëzuese të një gruaje mbi supet e së cilës qëndron shpresa e një kombi të tërë.
Kush është kjo grua që do të ndihmojë në formësimin e të ardhmes së Amerikës? Çfarë e nxit atë?
Ajo është zëvendëspresidentja e parë grua, por edhe me ngjyrë e SHBA-së. Tanimë, Kamala Harris është edhe kandidate për presidente. Në këtë libër, ajo tregon udhëtimin e saj të pakrahasueshëm me të tjerë si bijë e një emigranteje indiane dhe një Xhamajkani, e cila ia doli të bëhej prokurore e përgjithshme e Kalifornisë, madje edhe si paditëse e kishte parësore drejtësinë sociale.
Gjatë kohës së krizës, ajo fitoi betejën me bankat dhe bizneset e mëdha dhe mbrojti interesat e qytetarëve të thjeshtë. Luftoi racizmin duke përforcuar ligjin dhe në mënyrë të vazhdueshme shtyu përpara reformat e sistemit të drejtësisë.
Komente
Nuk ka ende komente