Jakobi dhe Dasha, dy zëra të humbur në partiturën e jetës, ngjiten në skenë për të luajtur “Koncertin dysh për violinë dhe violonçel” të Brahmsit, i cili, faqe pas faqeje, shndërrohet në sfondin ku ata ripërjetojnë hapat e historisë së tyre të dashurisë. Por jo gjithmonë dashuria është shpëtimtare, aq më pak kur brenda saj pulsojnë pa pushim plagë të vjetra. Pas një mungese të gjatë, Jakobi kthehet në Firence, në Institutin e të Pafajshmëve, jetimoren ku u rrit, pasi u braktis nga një nënë e mbetur në hije, zbulimi i identitetit të së cilës, me kalimin e viteve, iu kthye në fiksim e nuk e linte të jetonte. Dasha ka lindur në një qytet të vogël në Shqipëri. Falë një babai të devotshëm dhe largpamës, ajo ndoqi Liceun e Tiranës, ku u njoh me violonçelin, i cili do të bëhej shoku i saj i vetëm. Pas rënies së regjimit, ajo largohet me anije nga Porti i Durrësit, bashkë me instrumentin e saj, dhe zbarkon në Brindisi më 7 mars 1991, bashkë me mijëra refugjatë. Megjithëse iu desh të shkëpuste lidhjet me vendin e saj, muzika bëri mrekullinë: e mbrojti shpirtin e saj delikat e të fortë nga dhembja. Gjatë koncertit të Brahmsit, do të ndodhë diçka e paparashikueshme. Muzika kthehet në jehonë të dashurisë dhe të një zbulimi tronditës, që pasohet nga një qetësi magjiplotë, si ajo që mbetet edhe në zemrën e lexuesit.
T? pafajshmit
1,000 L
Shkrimtarja italiane Paola Calvetti, pas romanit “Ne të dy si një roman” vjen me një tjetër libër për lexuesit shqiptarë: “Të pafajshmit”. Por kësaj radhe, personazhi i saj është një vajzë nga Shqipëria e emigruar në vitin 1991, e cila i binte violinçelit. Ajo njihet me Jakobit, i cili luante me violinë dhe të dyve iu ndodh diçka e papritur teksa luajnë pjesë nga Brahmsi. Kjo është një histori pasionante njerëzore për shpirtra që i bashkon muzika…..
14 stok
Komente
Nuk ka ende komente