Sa kohë që, për shkak të ligjeve dhe të dokeve, do të ketë në botë një mallkim shoqëror, që në palcë të qytetërimit krijon në mënyrë të rreme skëterra; sa kohë që të tri problemet e shekullit: zvetënimi i burrit të katandisur në proletar, poshtërimi i gruas nga uria, atrofizimi i fëmijës nga errësira, nuk do të jenë zgjidhur; sa kohë që në disa rajone asfiksia shoqërore do të bëjë të sajën; me fjalë të tjera, dhe nga një pikëpamje akoma më të gjerë, sa kohë që do të ketë mbi tokë padije dhe mjerim, libra si ky nuk do të jenë të padobishëm. Hotëvilë-Hauz, 1 janar 1862 U mbushën plot 150 vjet që kur doli për herë të parë në dritë, në Bruksel të Belgjikës, romani “Të mjerët”, kryevepra e shkrimtarit të madh francez, Viktor Hygo. Qysh atëherë e gjer më sot, ky roman-epope është botuar me qindra herë dhe është përkthyer e botuar në të gjitha gjuhët e botës. Shtëpia botuese “Bota Shqiptare” po e sjell këtë libër përsëri për lexuesin 30 vjet pas botimit të parë shqip, të përkthyer me mjeshtëri dhe virtuozitet nga përkthyesi i talentuar Misto Treska, një nga korifenjtë e përkthimit në shqip. Fakti që kjo vepër madhore u ka qëndruar kohës dhe kritikës, që ajo lexohet me ëndje dhe interes; që autori i saj gëzon respekt dhe dashuri në të gjitha vendet e botës, është një dëshmi e gjallë e vlerave të saj të mëdha ideo-artistike, e vlerave të saj njohëse, edukative dhe estetike.
Te Mjer?t 1
1,200 L
Viktor Hygoi është dhe mbetet një shkrimtar i madh përparimtar i shekullit XIX, në letërsinë frënge dhe atë botërore, dhe vepra e tij madhore “Të mjerët” është një gur i çmuar në kurorën e kryeveprave të shkruara deri më sot.
4 stok
Reviews
There are no reviews yet.