Të kesh dhe të mos kesh

700 L

Ernest Heminguej në romanin e tij të rëndeshishëm “Të kesh dhe të mos kesh” përshkruan me mendjemadhësi vuajtjet individuale të atyre që kanë dhe të atye që s’kanë, si dhe krijon një nga portretet më delikate dhe më prekëse në krijimtarinë e tij. Zbavitës dhe tragjik, i gjallë dhe poetik, me një ndikim të jashtëzakonshëm emocional. Në këtë roman shumë realist, e, megjithatë, çuditërisht delikat e të guximshëm, Heminguej e ngre aventurën e madhe letrare në një nivel të ri.

SKU: 9994342211 Kategoria

Ai më thoshte se s’kishte grua si unë dhe unë mendoja se s’kishte burrë si ai. Këtë e kam ditur mirë, por tani më vdiq. Tani duhet të filloj të bëj diçka. E di që duhet. Por kur ke pasur një burrë të tillë, të cilin ta vranë disa kubanë morracakë, nuk je në gjendje të fillosh menjëherë, sepse çdo ndjenjë e brendshme të ka lënë. Nuk di ç’të bëj. Nuk është njësoj si atëherë kur bënte udhëtime të largëta. Atëherë, ai kthehej gjithmonë në shtëpi, kurse tani do të kaloj jetën vetëm. Jam dhe e shëndoshë, e shëmtuar, e plakur dhe atë nuk e kam më që të më thotë se jam e mirë. Ai ishte aq i mirë për mua, aq i besueshëm dhe gjithnjë i nxirrte paratë në një mënyrë a në një tjetër dhe unë s’bëhesha merak për para, vetëm për atë dhe tani s’e kam më. Këto të këqija nuk i ndien ai që vritet. S’do desha t’ia dija sikur të isha vrarë unë. “Heri ishte si në gjumë” tha doktori. Ai nuk u përmend fare. Unë u gëzova që vdiq aq lehtë, sepse, o Zoti Krisht, në varkë do të ketë vuajtur shumë. Nuk e di nëse më ka kujtuar mua ose për se ka menduar. Besoja se në atë gjendje nuk do të mendosh për asgjë. Besoj se do të ketë pasur dhembje të mëdha. Por, më në fund, i humbi ndjenjat. Do t’i lutesha Krishtit që të kisha vdekur unë në vend të tij. Por nga të luturat s’del gjë. Asgjë nuk del nga lutjet. Duhej të kisha vajtur në varrim. Por bota nuk e kuptojnë. Ata nuk e dinë se si je ti. Sepse njerëzit e mirë janë të paktë.

Shtëpia Botuese

Onufri

Numri i faqeve

184

Autori

Ernest Hemingway

Komente

Nuk ka ende komente