Ta shohësh diellin në sy

1,000 L

Pastaj një ditë prej ditësh L.C. nuk erdhi më në shkollë dhe një javë më pas mësuesja na tha që ai kishte vdekur. Vetëm kaq. Asnjë fjalë më shumë. Nuk e zunë më në gojë, kurrë. …

4 stok

SKU: 9789928208989 Kategoria

Pastaj një ditë prej ditësh L.C. nuk erdhi më në shkollë dhe një javë më pas mësuesja na tha që ai kishte vdekur. Vetëm kaq. Asnjë fjalë më shumë. Nuk e zunë më në gojë, kurrë. Porsi si një trup i mbështjellë me qefin, që rrëshqet nga kuverta në detin e skëterrshëm, ai u zhduk në heshtje. Por sa qartë ka mbetur në mendjen time. Kanë shkuar gati shtatëdhjetë vjet dhe akoma thuajse mund ta zgjas dorën e të kaloj gishtat e mi përmes çufrës së flokëve të tij të ashpër e të bardhëllemë si fantazmë. Si ta kem parë dje, imazhi i tij është fiksuar në mendjen time dhe unë shoh lëkurën e tij të bardhë, këpucët me qafë lidhur me gjalmë, dhe, mbi të gjitha, atë vështrimin syhapur e krejt të habitur në fytyrë. Ndoshta është e gjitha një rikrijim; ndoshta thjesht përfytyroj se sa i habitur duhet të ketë qenë ai kur ka takuar zonjën Vdekje kaq herët në rrugëtimin e jetës së tij. Yalom-i është Shehrazadja e divanit terapeutik, puna e tij një ushtrim i mrekullueshëm në artin e tregimtarit.

Shtëpia Botuese

Morava

Numri i faqeve

252

Autori

Irvin Yalom

Komente

Nuk ka ende komente