Strehëza e ëndrrave

1,000 L

Ky është një roman ku shtrohet thelbësisht problemi i vlerës së jetës. Jeta është e paçmuar. Ajo nuk ka çmim. Dhe ne të gjallët nuk mund ta vlerësojme atë, përderisa jemi veçse pjesëza të jetës dhe lastarë. Jeta është Zoti. Ne nuk jemi në gjendje ta vlerësojmë jetën. …”

SKU: 9789994352081 Kategoria

-Lu, – shqiptoi befas dhe psherëtiu thellë. Me mendje Fric Shrammi fluturoi drejt së kaluarës dhe tani po ecte mekanikisht, pa e vënë re pranverën. Mugëtira ish dendësuar tashmë. Mbi rrugëzat u lëshua një perde e hollë ngjyrë blu. Ndaloi dhe mbajti vesh. Prej diku vinin tinguj muzikorë.Tani ishte në gjendje të dallonte në zërin e ëmbël të gruas që po këndonte një melodi të njohur, nën shoqërimin e tingujve të kulluar të pianos. Flladi i buzëmbrëmjes shpërndante nëpër kopsht një këngë. Tani, Frici ishte në gjendje të shquante edhe fjalët. Zemra e tij sikur pushoi së rrahuri.Në veshë i tingëlloi një këngë nga e kaluara, tablotë e dikurshme iu rishfaqën përpara syve dhe zëri që e desh me aq zjarr e që ish mpakur prej aq kohësh, iu bë sikur po këndonte sërish. Duke mos e zotëruar veten nga emocioni, Frici u afrua edhe më.

Shtëpia Botuese

Fan Noli

Numri i faqeve

199

Autori

Erich Maria Remarque

Komente

Nuk ka ende komente