Stinë pandemie

900 L

Një libër i veçantë i Kongolit, origjinal, i shkruar në atmosferën e absurdit të pandemisë. Autori ka zgjedhur të rimarrë pothuaj të gjitha personazhet e një prej romaneve të tij më të suksesshëm, “I Humburi”.

SKU: 9789928327390 Kategoria

Edhe në këtë roman të ri, ngjarjet vendosen pjesërisht në qytezën e famshme periferike të kryeqytetit, në breg të lumit. Dhe pjesërisht në kryeqytet. Nëse tek “I Humburi”, pikë referimi është marsi i vitit 1991, që kulmoi me eksodet biblike të shqiptarëve nëpër botë, te ”Stinë pamdemie”, pikë referimi është një tjetër mars, kësaj here i vitit 2020. Por çfarë ka ndodhur ndërkaq? Një skaner i realitetit të sotëm shqiptar, ku autori nuk mungon të fshikullojë gjithçka të shëmtuar. Një libër i shkruar herë me humor, herë me dhimbje, herë me një ironi të hollë, plot sarkazëm. Ku nga fillimi deri në fund, si në disa romane të tjera të Kongolit, është e pranishme edhe vetironia e njohur e tij. “Zëdhënësi i policisë i përligji veprimet e kryera, duke përmendur se përdorimi i gazit lotsjellës – kështu tha ai dhe jo i lëndëve helmuese luftarake – ishte një praktikë e njohur edhe në vendet më të zhvilluara të BE-së, thënë ndryshe Bashkimi Europian. Tek dëgjoja zëdhënësin, vrava mendjen të gjeja se kujt i drejtohej ai; përfaqësuesve të nderuar të BE-së apo opinionit tonë publik. Nëse u drejtohej të parëve, mirë, ia vlente, për të marrë prej tyre një certifikatë mirësjelljeje. Sa për të dytin, domethënë opinionin publik në vend, e harxhonte frymën kot. Askujt nuk i bëhej vonë, aq më pak i shkonte mendja të protestonte, për çka paskej ndodhur me ca banorë në një humbëtirë.”

Komente

Nuk ka ende komente