Stalingradi

2,500 L

Stalingrad, shkruar nga autori Vasily Grossman, është një histori mbi betejën e ndodhur në qytetin e Stalingrad gjatë luftës së dytë botërore. Grossman ka arritur të përshkruajë me një stil origjinal atë që konsiderohet si një nga luftërat më makabre. Vlerësuar si “lufta dhe paqja” e shekullit të 20-të, kjo vepër është një dëshmi e pasur mbi realitetin e Europës lindore, treguar nëpërmjet një larshmërie të pasur detajesh dhe faktesh.

SKU: 9789928062857 Kategoria

Në vitin 1944 Grossmani së bashku me Ilia Erenburgun botoi “Libri i Zi”, vepër mbi përndjekjet dhe krimet e nazizmit ndaj komunitetit hebre. Kur u botua pati jehonë, më pas kjo vepër u kritikua nga personalitete të rëndësishnme ruse, dogmatikë të letrave ruse, që i shërbenin me zell regjimit të Stalinit, dhe që në një farë shënon fillimin e linçimit nga regjimi. Libri i Zi është fillesa dhe bazamenti i strukturës së veprës monumentale “Stalingradi”. Grossmani është autor i shumë romaneve dhe tregimeve. Në vitin 1964 shkroi “Jeta dhe Fati”. Për shkak të kësaj vepre e të tjerave, pavarësisht se nuk e arrestoi, KGB-ja bastisi shtëpinë e Grossmanit dhe sekuestroi mijëra faqe me dorëshkrime, shënime dhe dokumenta, madje edhe shiritin e makinës së shkrimit me të cilën ai kishte punuar. Grossman vdiq në vitin 1964.

Komente

Nuk ka ende komente