Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim

1,000 L

Autori, Vasil Naçi,  jo vetëm është biznesmen i suksesshëm, por e ndan suksesin dhe të mirën me të tjerët. Dhe kjo nuk është pak, përkundrazi, prandaj “Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim” nuk vjen thjeshtë si guidë këshillash, por si një mal përvojash të përjetuara me shumë sfida. Dija dhe informacioni i përftuar në këtë realitet për vlerat e komunikimit vlejnë tejmase për këdo, me fokus të posaçëm sipërmarrjen. Besojmë se ata që janë në kërkim të çelësit të harmonisë dhe të suksesit në jetë, pas leximit të librit do ti jenë mirënjohës autorit. Ne iu garantojmë se fjala e Vasil Naçit ia vlen të dëgjohet; përmes veprës së tij ke ç’të mësosh dhe përfitosh.

SKU: 9789928150318 Kategoria

Autori i përcjell lexuesit informacione, eksperienca dhe këshilla mbi sjelljet e duhura dhe komunikimin e mençur, si baza për të krijuar respekt, për të ndërtuar besim, për të jetuar bukur dhe në harmoni me veten, familjen, kolegët dhe komunitetin. Në mënyrë të natyrshme lexuesi zbulon se sot kërkohet të kesh sjelljet e duhura në çdo moment, me të gjithë, kërkohet të kujdesesh për marrëdhëniet, që të mundesh të fitosh mendjen dhe zemrat e njerëzve. Autori ndan me lexuesit këshilla se si të flasësh hapur dhe të jesh i pëlqyeshëm në të njëjtën kohë, si të kujdesesh për hijeshinë në paraqitje dhe mençurinë në komunikim. Ky libër na fton të reflektojmë dhe të kërkojmë më shumë nga vetja, për t’u bërë më të mirë, për të jetuar më bukur me njerëzit, për të marrë maksimumin nga çdo moment dhe për të pasur një jetë më cilësore. Me pak fjalë, ky libër do të shërbejë si guidë miqësore, e cila do t’ju udhëheqë të keni natyrshëm sjellje të pëlqyeshme dhe të komunikoni me mençuri, duke ju dhuruar kështu çelësin për harmoni dhe sukses afatgjatë në çdo aspekt të jetës.

Komente

Nuk ka ende komente