Si të përmirësojmë shëndetin emocional

700 L

“Të jetosh është gjëja më e rrallë në botë. Shumë njerëz thjesht ekzistojnë” – kështu thotë Oscar Wilde dhe këtë sfidë rrok libri i cili trajton në mënyrë shterruese kuptimet e fjalës Lumturi dhe shtigjet sesi ta arrijmë atë.

SKU: 9789928228260 Kategoria

“Fjala “lumturi” merr kuptime të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Për disa, lumturi do të thotë kënaqësi, për disa të tjerë, lumturi janë disa çaste fluturake hareje. Në vend që të mundohemi patjetër të jemi “të lumtur”, autori Oliver James na inkurajon të kujdesemi për shëndetin tonë emocional. “Shëndeti emocional nuk ka të bëjë me nivelin e zgjuarsisë dhe as me të qenët tërheqës, ambicioz apo i pasur. Në të vërtetë, ka shumë gjasa që personat më të suksesshëm të jenë më pak të shëndetshëm emocionalisht, krahasuar me çdo grup tjetër social. Shumë persona të shëndetshëm emocionalisht kanë paga deri diku të ulëta, punë me status të ulët shoqëror dhe janë të përqendruar më shumë te jeta familjare sesa te profesioni i tyre.” Sipas autorit, shëndeti emocional përbëhet nga pesë elemente kryesore: aftësia për të kuptuar veten, përjetimi i të tashmes, marrëdhëniet tolerante dhe të ndërsjella, origjinaliteti në profesion dhe qasja argëtuese ndaj jetës. Duke na udhëhequr me shembuj konkretë për secilin element, autori paraqet disa strategji për të përmirësuar secilin prej tyre. Po të kuptojmë ndikimet dhe pasojat që kanë mbi ndërveprimet tona të përditshme ngarkesat emocionale të lidhura me të shkuarën dhe fëmijërinë tonë, ne mund të zbulojmë se si t’i shmangim zakonet dhe veprimet negative dhe të bëhemi më të ndërgjegjshëm për to.

Komente

Nuk ka ende komente