Sado që të kemi pasuri e pushtet, herët a vonë, të gjithë ne mund të përballemi me humbjen, dështimin apo zhgënjimin. Zakonisht, njerëzit reagojnë duke duruar me aq sa mundin, disa më mirë se ca të tjerë, dhe duke vazhduar jetën. Autori i këtij libri propozon disa qasje alternative ndaj sprovave e jetës. Duke u përqendruar në tematikat e familjes, dashurisë, sëmundjeve dhe vdekjes, ai eksploron mënyra të duhura se si të përballemi me sprovat e ndryshme dhe si të përfitojmë sa më mirë nga pasojat që lënë ato në gjendjen tonë. Me shembuj nga historia, letërsia dhe shkena, autori na fton të reflektojmë mbi procesin njerëzor të vuajtjes dhe durimit, dhe na mëson të dallojmë një burim të vlefshëm lartësimi, një burim që formëson ekzistencën tonë. Ky libër përmban filozofi terapeutike ose filozofi e rrugës së jetës, sepse në të kombinohet një reflektim, deri diku abstrakt, me diskutimin e detajuar të rasteve konkrete, duke paraqitur një material që na bën të mendojmë në mënyrë më produktive për jetët tona.
Si të përballemi me sprovat e jetës
700 L
“E mira dhe e keqja gjenden te njëra-tjetra dhe përzihen në nivel universal: lumturia dhe mjerimi, mençuria dhe marrëzia, virtyti dhe vesi. Asgjë nuk është tërësisht dhe plotësisht më vete.” – këtë ndarje na ndihmon libri që ta bëjmë në jetë..
Komente
Nuk ka ende komente