Si t? dalloni nj? g?njeshtar

1,000 L

Në librin ‘Si të dalloni një gënjeshtar’, do të zhyteni thellë në botën e pandershmërisë, ku do të mësoni gjithçka rreth psikologjisë që qëndron pas arsyes pse njerëzit gënjejnë dhe manipulojnë të vërtetën dhe më pas mënyrën si ta dalloni atë.

5 stok

SKU: 9789928006073 Kategoria Tag:

Kuptojini shpejt njerëzit, deshifroni gjuhën e trupit, zbuloni mashtrimin dhe shkoni te e vërteta.

Ne jetojmë në një botë ku pandershmëria dhe gënjeshtra janë mesa duket kudo. Nga lajmet e rreme dhe organet mediatike problematike, te drejtuesit e korruptuar në vendet e punës dhe miqtë tanë egoistë, nuk ka dyshim se ndërsa rriteni, bëheni më cinikë dhe mosbesues ndaj botës dhe njerëzve që jetojnë aty.

Ky është një shpjegim paksa i zymtë, por nëse njerëzit janë të pamoralshëm ose thjesht u mungojnë aftësitë personale, do të përjetoni çaste në jetë kur njerëzit do t’ju gënjejnë dhe do të shtrembërojnë të vërtetën. Por çfarë do të ndodhte sikur të kishte një mënyrë për të parë shenjat dhe për të ditur saktësisht kur ndodh një gjë e tillë?

Po sikur të kishte një mënyrë për të dalluar gënje-shtrat dhe për t’u afruar me të vërtetën?

Po, ka mënyra, dhe të gjitha janë të detajuara pikërisht në këtë libër.

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

Numri i faqeve

180

Autori

James W. Williams

Komente

Nuk ka ende komente