Aseti më i vlefshëm i cilësdo organizatë është punëtori. Balancimi i aftësive mes lidershipit apo udhëheqësisë dhe menaxhimit, duhet të jetë pikësynimi juaj nëse synoni të keni sukses në punën dhe karrierën tuaj. Mëso se si mund ta identifikosh dhe përdorësh në maksimum stilin tënd të udhëheqjes për t’u bërë më i miri i mundshëm, në mënyrë që t’i nxjerrësh rezultatet më të mira të vetvetes dhe organizatës sate. Cili është thelbi i lidershipit? Si mund t’i transformojnë rolet menaxherët apo udhëheqësit? Si t’i motivosh punëtorët sa më efektivisht, duke i mbajtur përgjegjës në të njëjtën kohë? Si mund t’i punësojnë njerëzit e duhur udhëheqësit? Si mund të arrihen performancat dhe menaxhimet e jashtëzakonshme? Si t’i trajtojmë konfliktet dhe negativitetet? Suksesi varet nga aftësia jonë për t’u ballafaquar me sfidat dhe njerëzit e vështirë, për t’i mbajtur përgjegjës njerëzit për synimet dhe zotimet e tyre, por duke i mbajtur në të njëjtën kohë të motivuar dhe duke i zgjidhur konfliktet.
Si t? b?hesh udh?heq?s i zoti
700 L
Ky libër i shqyrton këto aspekte të udhëheqësisë apo lidershipit – dhe jo vetëm kaq – për të ofruar strategji që na ndihmojnë të bëjmë përpara në profesionin tonë.
10 stok
Komente
Nuk ka ende komente