Askush nuk dëshiron të bëjë një jetë mesatare. Pedagogu i shquar mbi çështjet e jetës, Benjamin Bonetti, është ekspert në lidhje me trajtimin e besimeve kufizuese, zhbllokimin e qëllimit dhe gjetjen e rrugës së suksesit. Në librin e tij “Si ta ndryshoni jetën tuaj”, ai tregon sesi ta zbuloni atë “gjënë” e juaj – si të zbuloni çka duhet të bëni me jetën tuaj dhe si ta vini këtë në veprim. Me ndihmën e Benjaminit ju mund t’i kapërceni pengesat, t’i çani barrierat dhe të vijoni përpara drejt suksesit dhe plotësimit. Ju do të mësoni: • Si ta zbuloni atë “gjënë” e juaj – qëllimin tuaj. • Si ta çlironi potencialin tuaj të vërtetë nga barrierat dhe besimet e së kaluarës. • Arsyet e vërteta përse njerëzit dështojnë në arritjen e suksesit. Duke përdorur metoda dhe teknika të thjeshta, ju mund të merrni si modele sekretet e njerëzve që kanë arritur suksese të larta, t’i vini në zbatim ato mënyra që sjellin sukses dhe të nisni të jetoni atë jetë që dëshironi sot.
Si ta ndryshoni jetën e juaj
900 L
Zbulo qëllimin tënd. Bëj një ndryshim. Nëse nuk je i lumtur, nëse ndihesh i paplotësuar, i zbrazët dhe të mungon motivacioni, bëj një ndryshim. Mos ekzisto. Jeto! Përmbysi gjërat dhe bëj një jetë të lumtur, një jetë të suksesshme dhe të plotësuar. Fillo, nisja kësaj, ti e meriton këtë.
Komente
Nuk ka ende komente