Si ta kuptosh arkitekturën u përgjigjet këtyre pyetjeve; ka për qëllim të zbulojë sekretin, thelbin hapësinor të arkitekturës, në mënyrë që edhe ju të dini t’i shikoni mjediset ku shpenzoni një pjesë të madhe të ekzistencës suaj. Vëllimi i botuar për herë të parë nga Einaudi në vitin 1948, është përditësuar pak nga pak deri në botimin e njëzetenjëtë. I pritur nga kritika dhe nga lexuesit me një simpati të jashtëzakonshme, është konsideruar si përpjekja e parë për të nxitur një edukim arkitektonik të vlefshëm për të gjithë.
Si ta kuptosh arkitekturën
1,250 L
Keni menduar ndonjëherë për shtëpinë tuaj, zyrën, shkollën, kinemanë, gjellëtoren, dyqanet, rrugët dhe sheshet ku shkoni shpesh? I keni parë ndonjëherë hapësirat brenda të cilave jetoni? Keni reflektuar mbi vlerën e veçantë të arkitekturës, krahasuar me atë të arteve të tjera figurative? Çfarë ndryshimi ka mes banesës suaj dhe një tempulli apo një harku triumfi? Po mënyra se si e gjykojmë një monument të Bramantes ose të Borrominit, a bazohet në kritere të ndryshme nga ato mbi të cilat mbështetet vlerësimi i një vepre të Terragnit, le Corbusier-së ose e Wrightit? A është arkitektura një art “abstrakt” apo ka përmbajtje të qartë?
Reviews
There are no reviews yet.