Si një roman

700 L

Pika kryesore ku rreh Pennac – u është shumë e thjeshtë: askush s’ka për të lexuar ndonjë libër ndonjëherë në qoftë se nuk ka dëshirë. Ai thekson se leximi, së pari, është kënaqësi. Nëse njerëzit zgjedhin ta kalojnë kohën duke bërë gjëra të tjera është e drejta e tyre.

SKU: 9789928175243 Kategoria

Me zë fillimisht të pasigurt, ai i kishte lexuar duke ngecur të dyja rrokjet, veçmas: “Ma-ma”. Dhe, përnjëherësh: – M a m a! Kjo klithmë gëzimi kremton kurorëzimin e udhëtimit intelektual më madhështor që mund të merret me mend, një lloj hapi i parë në Hënë, kalimin nga arbitrariteti grafik më i plotë te kuptimi më i ngarkuar me emocion! Ura të vogla, dredha, rrathë… dhe… mama! Kështu e ka të shkruar, para syve, por kjo çel brenda atij! Nuk është një kombinim rrokjesh, nuk është një fjalë, nuk është një koncept, nuk është një mama, është mamaja e vet, e tij, një shndërrim magjik, që thotë jashtëzakonisht më shumë gjëra, sesa fotografia më besnike, thjesht ca rrathë të vegjël, gjithsesi, ca ura të vogla… por që, befas – dhe përgjithmonë! – kanë reshtur së qeni vetvetja, së qeni asgjë, për t’u bërë ajo prani, ai zë, ai parfum, ajo dorë, ai prehër, ajo pafundësi hollësish, ajo gjithçka aq thellësisht absolute dhe aq absolutisht pa asnjë lidhje me atë çka është shtrirë atje, mbi shinat e faqes, midis katër mureve të klasës…Guri filozofik. As më shumë, as më pak. Ai sapo ka zbuluar gurin filozofik.

Komente

Nuk ka ende komente